Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një histori për të qarë e për të qeshur! Shpërndarësi i picave ribashkon nipin me gjyshen pas uraganit

Një histori për të qarë e për të qeshur! Shpërndarësi i picave ribashkon nipin me gjyshen pas uraganit
October 14
12:20 2016

Vetëm një porosi pice mundi të ribashkojë një gjyshe dhe një nip pas uraganit të tmerrshëm në SHBA.

Djaloshi Eric Olsen ishte në ankth pasi nuk kishte dëgjuar nga gjyshja e tij 87-vjeçare prej dy ditësh dhe ajo jetonte në Florida. I frikësuar dhe shumë larg prej saj, Olsen u mundua të kontaktojë me policinë e zonës, por ngarkesa e tepërt e linjës po ia shtonte ankthin. Kështu që ai vendosi të telefonojë një piceri për t’i dërguar gjyshes së tij një picë. Nëse ajo do të ishte në shtëpi për të marrë picën, atëherë gjithçka do të ishte në rregull.

Dhe në fakt kështu ndodhi. Kur gjyshes i arriti pica në shtëpi, shpërndarësi i kërkoi kësaj të fundit të fliste në celular me nipin, i cili kishte paguar edhe faturën. E emocionuar, por edhe e uritur, gjyshja ka thënë se ishte mjaft e kënaqur. “Pica ishte e mrekullueshme, por asgjë nuk krahasohet me kujdesin dhe dashurinë që më përcolli nipi im me këtë gjest”, – është shprehur 87-vjeçarja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje