Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një ditë kur unë të bëhem nënë e një djali…

Një ditë kur unë të bëhem nënë e një djali…
October 14
18:09 2016

Një nënë ka rrëfyer se çfarë do të bëjë ndryshe në edukimin e të birit.

“Në një të ardhme, kur unë të bëhem prind i një djali, do të përpiqem të bëj të kundërtën e asaj që të tjerët bëjnë. Megjithatë, kam disa alternativa.

Kur im bir të jetë tre vjeç do t’i them vazhdimisht dhe pa u lodhur që nuk ka pse në të ardhmen të bëhet domosdoshmërisht një inxhinier.  Padyshim që nëse nuk dëshiron nuk ka pse të bëhet avokat. Për mua nuk do të ketë shumë rëndësi se çfarë do të studiojë fëmija im kur të rritet, mjafton që ai të ndihet mirë me profesionin e tij edhe nëse do të dëshironte të bëhej një kloun në një qendër tregtare. Kur ai të arrijë të 30-at do të vijë tek unë dhe do të më thotë: “Mami, jam 30 vjeç tani, por jam një kloun në një qendër tregtare. A është kjo ajo që ti ke dashur për mua? Çfarë ishe duke menduar kur më the se arsimi i lartë nuk është i nevojshëm? Përse nuk më shtyve të mësoja më shumë?” Dhe unë do të përgjigjem duke i thënë se nuk doja të ushtroja presion mbi të nëse ai asnjëherë nuk ka pasur interes mbi matematikën. Ai do të më fajësojë mua për të gjitha dështimet. Megjithatë do e shoh në sy dhe do t’i shpjegoj se në këtë botë ka dy lloje njerëzish: ata që e jetojnë jetën dhe ata që luajnë lojën e fajit.  Nëse nuk mund ta kuptosh këtë, atëherë je një idiot.

Ky është një nga opsionet e mia. Nëse do të veproja ndryshe, kur im bir të ishte 3 vjeç, do t’i mësoja matematikën; t’i tregoja se do të doja që ai të bëhet një inxhinier në të ardhmen, jo një operator në “call center”. Kur ai të mbushë 30 vjeç do të vijë në shtëpinë time dhe do të më thotë se tashmë është një punonjës i Google, i cili rri 20 orë në zyrë.  “Mami, unë jam 30 vjeç. Kur më the që më duhej një punë e mirë, pse nuk më the që nuk do të kisha një familje? Apo se nuk do të mund të isha i lumtur?” Unë do t’i them se doja thjesht që ai të ishte një njeri i arsimuar, edhe pse ai do të më fajësojë se i kam shkatërruar jetën.

Megjithatë, tani që e mendoj kam edhe një tjetër opsion. Kur ai të jetë 3 vjeç do t’i them se nuk do t’ia përsëris gjërat. “Jam këtu thjesht për të të dashur. Nëse do diçka, shko pyet babain tënd”. Kur ai të mbushë 30 vjeç dhe të jetë një regjisor i famshëm do të vijë dhe do të më thotë: “Mami unë jam një njeri i njohur, kam bërë shumë filma dhe të gjithë t’i kam dedikuar ty për të tërhequr sadopak vëmendjen tënde drejt suksesit tim. Përse gjithmonë nuk shprehesh dhe më thua të pyes tim atë?”

Unë do t’i përgjigjem se kam qenë aty për t’i dhënë dashuri dhe se babai është ai që di të japë këshilla. Nëse ende nuk do e kuptojë do t’i them se në këtë jetë ka dy lloje njerëzish: ata që e jetojnë jetën e tyre dhe ata që gjithnjë mbeten në pritje të diçkaje./Blitz.al/

Komento
Shperndaje