Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një 20-vjeçare rrëfen se si ndryshoi jeta e saj kur zbuloi gjëndrat në gjoks

Një 20-vjeçare rrëfen se si ndryshoi jeta e saj kur zbuloi gjëndrat në gjoks
October 06
15:19 2016

Një vajzë ka rrëfyer se si është përballur me një nga problemet aktuale të shumë femrave, gjëndrat kanceroze në gjoks.

“Isha duke bërë dush  kur ndjeva se në gjirin e djathtë ishte një masë e brendshme në formë rrethore, në formën e një gunge. Bota m’u përmbys dhe fillova të dridhesha e gjitha. Reagova njësoj si mund të reagohet kur përballesh me diçka të madhe, u tmerrova dhe lashë që ndjenjat të më pushtonin aq sa të mos mendoja qartë për një zgjidhje për javë të tëra. Ndoshta ishin hormonet apo ndoshta një depozitë kalciumi, apo jo?  Përfundimisht kuptova se e vetmja mënyrë për të qetësuar veten ishte të bisedoja me mjeken time. Ajo ishte e lumtur që më në fund kisha zgjedhur të vizitohesha. Pasi u konfirmua se masa ishte në gjirin tim më drejtuan te një specialist. Isha vetëm 20 vjeçe. Kurrë nuk u isha referuar gjinjve të mi si “një gji”, unë i shihja vetëm si pjesë e trupit që plotësonte format. I quaja “gjinj”, “gjoks” e ndonjëherë edhe “zonjat” e mia. Për mua vetëm gratë e moshuara kishin “gji” dhe u bënin masazhe sepse ndodheshin në po të njëjtën situatë si unë. Ishin gratë e moshuara ato që duhej të vizitoheshin shpesh te specialisti. Nuk kishte arsye pse kjo të më ndodhte mua, por shkova në takim e përgatitur për gjithçka, edhe për më të keqen.

Specialistja bëri vizitën me ultratinguj për të dalluar masën në gjirin tim. Një e huaj që prekte gjirin tim dhe më vizitonte nuk ishte më aq e habitshme për mua, u shkëputa nga frika e së panjohurës. Specialistja më konfirmoi edhe njëherë që “gunga” ishte aty duke e shkruar atë edhe në një recetë: 5 cm larg nga pjesa e ndarjes së dy gjinjve, në formë vezake dhe në masë të ngurtë. Ajo më tha se dyshonte se bëhej fjalë për një fibroadenoma, një tumor  që formohet nga përzierja e fibrave dhe gjëndrave  e që zakonisht ndodh si një rritje beninje në gji. Nëse ishte apo jo kanceroze, këtë e tregonte vetëm biopsia.

Ajo më tha se unë kisha përballë disa zgjedhje:

– të mos bëja asgjë me një mundësi se masa mund të ishte kanceroze;

– të bëja biopsinë, por të mos e ngacmoja masën;

– të hiqja gungën dhe të bëja një biopsi.

Unë zgjodha të shpëtoja prej asaj mase. Nuk doja që të jetoja me  diçka të panjohur në gjirin tim e cila do të më jepte shumë ankth e ndoshta një ditë të kthehej në diçka vdekjeprurëse. Pra, një muaj para ditëlindjes sime të 21-të shkova për një ndërhyrje të zakonshme në raste të tilla. Isha shumë nervoze atë ditë, por mamaja ime ishte pranë meje dhe më shpërqendronte dhe më ndalte sa herë që nëpër mend më shkonte ideja të vrapoja nga ai spital si e çmendur”./Blitz.al/

Shperndaje