Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga puna tek politika, cilat janë gjërat për të cilat shqetësohen më shumë burrat?

Nga puna tek politika, cilat janë gjërat për të cilat shqetësohen më shumë burrat?
November 20
18:47 2018

Ndonëse jo shumë e dinë, 19 nëntori ishtë dita ndërkombëtare e burrave. Prandaj, le t’i dedikojmë një hapësirë për sfidat më të mëdha me të cilat ata përballen.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vetëvrasja është shkaku më i madh i vdekjeve të meshkujve nën 45 vjeç. Burrat zakonisht pritet të mbajnë te fshehur ndjenjat e tyre dhe të jenë “të fortë si shkëmb”. “Harry’s” ka kryer një studim mbi arsyet për të cilat meshkujtë shqetësohen më shumë. Në studim morën pjesë 2000 burra nga 18-88 vjeç.

Puna dhe paraja ishin dy faktorët kryesore, me 17% dhe 16%. Pas tyre, vinte shëndeti me 12 % dhe fëmijët me 11%. Ndërkohë politika dhe çështjet mjedisore ishin gjërat më pak shqetësuese për ta.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje