Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga funeralet te klinikat – këto janë vendet më të çuditshme që meshkujt përdorin për të “gjuajtur” vajzat!

Nga funeralet te klinikat – këto janë vendet më të çuditshme që meshkujt përdorin për të “gjuajtur” vajzat!
February 02
09:38 2017

Sigurisht që me jetët tona që janë më të zëna dhe me flirtimet online është shumë e vështirë ditët e sotme që të gjesh dikë, qoftë edhe për të flirtuar në jetën reale, por kjo nuk do të thotë se nuk ka nga ata meshkuj që e provojnë një herë shansin kudo që të jenë.

Mirëpo, ka disa vende të caktuara që gjëja e fundit që mund t’i shkojë një femre në mendje është të gjejë dashurinë e jetës, ndaj duhet pasur kujdes sepse nëse e “gjuani” në vendin e gabuar, e keni humbur përgjithmonë pa e nisur një herë si diskutim.

Kur një sërë vajzash janë pyetur nga një studim për “Reddit”, vendi më i pazakontë ku ato kanë ndierë ngacmime ka qenë nëpër funerale. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë funeral i ndonjë të afërmi apo një funeral ku ato kanë shkuar për të respektuar personin që është larguar nga jeta, ka disa meshkuj që përfitojnë nga gjendja jo e mirë emocionale dhe pas mbështetjes që të japin kanë një ngacmim apo një ftesë për në kafe. Çuna, jo! Thjesht, jo!

Ndërkohë që për vajzat e pyetura një vend tjetër shumë i çuditshëm ku ato ndiejnë që “gjuhen” janë klinikat gjinekologjike. Mund të jetë doktori i tyre ose një infermier asistent, por duhet thënë se nuk është aspak komode, sidomos kur atje shkojnë për të identifikuar problemet vaginale që mund të kenë dhe është shumë e sikletshme që të nisësh flirtimin me dikë që di problemet e tua vaginale, sipas tyre.

Ndërsa kategoria e tretë e meshkujve që nuk gjejnë taktin se kur të shprehen, sipas këtyre vajzave, është ajo e djemve komshinj në të njëjtin pallat ose lagje. Ata gjejnë pretekste nga më të ndryshmet dhe synimi i parë që kanë është të të ftojnë në shtëpi ose të vijnë te shtëpia juaj, gjë që i bezdis tej mase vajzat. /Blitz.al/  

Komento
Shperndaje