Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse po kërkoni për një film realist, “Life itself” sapo ka dalë dhe do kalojë çdo pritshmëri tuajën!

Nëse po kërkoni për një film realist, “Life itself” sapo ka dalë dhe do kalojë çdo pritshmëri tuajën!
September 22
12:19 2018

Nëse ju ka marrë malli për një film që e pasqyron jetën ashtu siç është, bëhuni gati. “Life itself”  është filmi më realist që do shihni ndonjëherë. Është një dramë romantike që sapo ka dalë në 21 Shtator.

Bëhet fjalë për një çift të ri në New York që kalon nga romanca e universitetit në martesë dhe lindjen e fëmijës së tyre të parë. Por gjithë rrugëtimi i tyre ka kthesa të papritura që bëjnë jehonë në kohë dhe në hapësirë.

Regjisori, Dan Fogelman u shpreh se është përpjekur të krijojë diçka që tregon se eksperienca njerëzore sa e errët dhe tragjike dhe e trishtë mund të jetë, aq edhe tmerrësisht e bukur dhe me shpresë mund të bëhet.

“Duhet ta bësh audiencën të shkundet dhe t’i tregosh që do jenë dëshmitarë të gjërave të pakëndshme që u ndodhin personazheve të tyre të preferuar, sepse kështu është jeta.”- tha ai.

Rolet kryesore do të luhen nga Oscar Isaac dhe Olivia Wilde. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje