Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse këto shenja janë prezente në lidhjen tuaj, jeni në rrugë të mbarë!

Nëse këto shenja janë prezente në lidhjen tuaj, jeni në rrugë të mbarë!
June 15
18:49 2016

Lidhjet mund të bëhen të komplikuara sa hap e mbyll sytë dhe në shumicën e rasteve kjo ndodh sepse partnerët nuk janë të sigurt nëse janë apo jo në një lidhje e cila ka premisa të mbetet gjithnjë e mirë. Siguria se lidhja juaj funksionon dhe do të funksionojë ju lehtëson jo vetëm të krijoni një raport më të mirë, por edhe të ktheheni në njerëz më të arrirë.

Sigurisht që nuk duhet të prisni që marrëdhënia juaj të jetë si nëpër filmat romantikë që keni parë disa herë, por është gjithashtu e vërtetë se përtej keqkuptimeve dhe disa konflikteve të vogla që janë normale mes dy njerëzve që duhen ka disa shenja të caktuara që marrëdhëniet e shëndetshme kanë. Nga këto shenja mund të dallohet nëse një çift është bërë për njëri-tjetrin apo jo. Në rast se këto ekzistojnë në lidhjen tuaj, jeni në rrugë të mbarë. Nëse jo, përpiquni të bëni pjesë të marrëdhënies tuaj do të shikoni shumë shpejt se kjo e fundit do të ndryshojë për mirë.

  1. Nuk keni tendencën të jeni “zhbirilues”

Nëse keni gjithë kohës dëshirë për të kontrolluar telefonin e partnerit, ndaloni për një çast dhe pyesni veten: “Pse po e bëj këtë?” dhe kujtoni se çiftet e lumtura janë të sigurt te dashuria e njëri-tjetrit, ndaj funksionojnë.

2. Ju jeni në të “njëjtën faqe” për sa u përket financave

Paraja është një nga shkaqet kryesore që bën një çift të mos funksionojë. Nëse keni të ardhura afërsisht të njëjta, atëherë jeni në drejtimin e duhur për sa i përket këtij aspekti.

3. Ju ndiheni të dashuruar, por të pavarur në të njëjtën kohë

Dashuria e partnerit apo për partnerin nuk ju izolon jetën tuaj personale. Ju dilni me miqtë tuaj, argëtoheni dhe nuk ndjeni presionin e partnerit për çështje leje apo sikleti për t’i treguar. Kujtoni gjithnjë personin që keni qenë përpara se të lidheshit dhe ruajeni me fanatizëm individualitetin tuaj.

4. Jeni të lirë të flisni për çfarë të doni

Një dashuri pa censurë është një dashuri e pjekur. Nëse ju nuk ia komunikoni dëshirat dhe nevojat tuaja partnerit, me shumë mundësi nuk do të mund të njiheni me të.

5. Ju e bëni njëri-tjetrin të qeshni

Nëse keni kohë bashkë dhe vazhdoni të qeshni me batutat e njëri-tjetrit, miq, ju jeni të dashuruar dhe në rrugë të drejtë!

6. Ju debatoni në mënyrë të shëndetshme!

Të dini të debatoni është pika më kyçe e një marrëdhënieje. Çdo herë do të ketë probleme, ju gjithmonë do të debatoni por duhet të gjeni mënyrën për të mos ekzagjeruar.

7. Ju dini të kërkoni falje

Nëse vini re se keni gabuar apo keni thënë ndonjë fjalë më tepër sesa duhet, ju duhet të dini të kërkoni falje dhe të kuptoni paraprakisht se të kërkuarit të faljes nuk ju bën aspak të dobët apo naiv.

8. Ju flisni për problemet tuaja me njëri-tjetrin dhe jo me persona të tjerë

Nëse i tregoni problemet tuaja te të gjithë personat e tjerë, mundësia është që problemet të shtohen dhe ju të mos arrini të zgjidhni asgjë. Nëse doni vërtet të gjeni zgjidhjen e gjërave që nuk shkojnë mes jush, jini kurajoz t’i diskutoni ato hapur me njëri-tjetrin.

Komento
Shperndaje