Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse e dashura juaj bën një nga këto punë, ekziston mundësia që ajo t’ju tradhtojë

Nëse e dashura juaj bën një nga këto punë, ekziston mundësia që ajo t’ju tradhtojë
October 22
16:41 2016

Ta shpif kur bie pre e tradhtisë, por ndonjëherë është e paevitueshme. Si në rast kur ajo është e papërgjegjshme dhe ju nuk e dini. Në raste të tjera, ka disa shenja paralajmëruese që ju bëni mirë t’u kushtoni rëndësi.

Një studim i bërë së fundmi zbulon se nga 5.685 gra që tradhtojnë partnerët e tyre, 65% e tyre kanë kryer tradhti teksa ishin në punë. Studimi zbulon se edhe agjentet e marketingut ose punonjëset në bankë janë mashtruese të mëdha, kjo për shkak se ndërtimi i një marrëdhënieje sa më të mirë me klientin është shumë e rëndësishme.

Më së shumti mundet që të tradhtojnë edhe ato gra që punojnë si stjuardesa, për shkak se largësia u ofron më tepër mundësi. Interesant është fakti se 85% e grave që kanë tradhtuar nuk rekomandojnë të tradhtosh me kolegun e punës për shkak se në rast se diçka shkon keq, vendi i punës shndërrohet në një mjedis armiqësor dhe i pakëndshëm. Megjithatë, ato pranojnë se marrëdhënia me një koleg është edhe argëtuese.

Studimi tregon qartë se prania e rrezikut në karrierën e një gruaje e bën jetën më interesante. Në të njëjtën kohë, këto gra tradhtare shprehen se duhet shmangur ndërhyrja e punës në dashuri dhe anasjellas, megjithatë vazhdojnë të tradhtojnë  në punë.

Më poshtë ju rendisim 10 profesionet ku gratë priren më tepër të tradhtojnë:

  1. Sektori i financës (agjentet, analistet, bankieret)
  2. Aviacioni (pilotet, stjuardesat)
  3. Shëndetësia (mjeket, infermieret, asistentet e të moshuarve)
  4. Biznesi (CEO-t, menaxheret, sekretaret)
  5. Sporti (atletet, instruktoret, përfaqësueset e kategorive të ndryshme)
  6. Arti (muzikantet, modelet, aktoret, fotografet)
  7. Industria e club-eve të natës (DJ, valltaret, kamerieret)
  8. Komunikimi (gazetaret)
  9. Ligji (avokatet, sekretaret, prokuroret, gjykatëset)
  10. Sektorë të tjerë (nuk e dimë ç’përfshijnë, por ekziston mundësia:)

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje