Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse doni të jeni “cool” këto festa, vizatojini gjokset tuaja me fytyra dreri!

Nëse doni të jeni “cool” këto festa, vizatojini gjokset tuaja me fytyra dreri!
December 24
12:54 2017

Çdo festë shoqërohet tashmë edhe me trende të çuditshme përsa i përket rrjeteve sociale. Dikush del me një ide, dhe brenda pak kohësh e shohim te shpërndarë kudo. Është padyshim dekada e influencuesve të internetit!

Një nga trendet e këtij muaji festash ështe zbukurimi i njërit gjoks, si të ishte një fytyrë dreri. Po e kuptuat mirë: nga pulovra juaj e preferuar, hiqeni pjesën e copës qe ju mbulon njërin gjoks dhe shfrenoni imagjinatën tuaj. Ky trend nuk ka gjini, funksionon njësoj si për vajzat ashtu edhe për djemtë.

Në Instagram janë shoërndarë fotot e para të kësaj gjetjeje të çuditshme dhe njerzit ja kanë nisur menjëherë ta provojnë. Nëse keni guxim mjaftueshëm, provojeni edhe ju. Nëse jo, mos u hanisni kur të shihni rrugëve gjokse të dekoruar në formë dreri! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje