Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse bëni këto 11 gjëra atëherë nuk jeni prindër të mirë!

Nëse bëni këto 11 gjëra atëherë nuk jeni prindër të mirë!
September 02
11:38 2016

Të qenit një prind i mirë nuk do të thotë vetëm ta doni fëmijën tuaj pasi kjo është diçka krejt normale dhe e bëjnë të gjithë. Prindërimi është më shumë sesa thjesht dashuri. Prindërit e mirë janë ata që bëjnë të pamundurën që fëmijëria e fëmijëve të tyre të kalojë e sigurt, e lumtur, me një edukim ashtu siç duhet dhe sigurisht me shëndet të plotë. Fëmijët që rriten me të gjitha këto kanë më tepër mundësi për të pasur një të ardhme të mirë dhe për të kontribuar në mënyrën e duhur në shoqëri.

Megjithatë, janë disa gjëra që prindërit bëjnë, me dashje ose jo, që rezultojnë si veçori aspak të mira. Më poshtë mund të ndiqni 11 prej tyre; nëse ju rezulton se si prindër i bëni këto gjëra atëherë nuk jeni prindër të mirë, por mos u demoralizoni: mund të ndryshoni!

  1. Fëmija juaj sillet në mënyrë agresive me ju duke mos ju respektuar si me fjalë ashtu edhe me veprime.
  2. Fëmija juaj është nën moshën 18-vjeçare dhe ju nuk e keni idenë se ku është kur del.
  3. Ju nuk i njihni miqtë dhe familjet e miqve të tyre.
  4. Nuk u keni mësuar fëmijëve tuaj se komunikimi është i rëndësishëm.
  5. Ju e mësoni fëmijën të jetë gjykues për sa i përket gjinisë, racës, fesë apo orientimit seksual.
  6. Ju u thoni fëmijëve se për një sjellje të keqe do të kenë ndëshkim dhe ndërkohë nuk i ndëshkoni aspak.
  7. I thoni fëmijës tuaj se do të kenë shpërblime për performancë të mirë dhe nuk i ofroni çfarë i keni premtuar.
  8. Nuk e mësoni fëmijën se si të respektojë e të mos shpërdorojë paranë.
  9. Fëmija juaj është obez (jo për arsye shëndetësore apo se është nën një trajtim mjekësor, por sepse nuk e keni mësuar se si të ushqehen).
  10. E lejoni fëmijën tuaj të tymosë cigare.
  11. E mësoni fëmijën nëpërmjet fjalëve dhe jo nëpërmjet shembullit tuaj personal, duke bërë ju vetë të kundërtën e atyre gjërave që i mësoni fëmijës.

/Blitz.al/

 

Shperndaje