Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në SHBA nis zyrtarisht hetimi për kompanitë më të mëdha teknologjike të botës

Në SHBA nis zyrtarisht hetimi për kompanitë më të mëdha teknologjike të botës
June 04
19:27 2019

Komiteti për Drejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj plaftormave më të mëdha teknologjike në botë.

Është hera e parë që Kongresi amerikan nis një hetim të këtij lloji dhe për këtë arsye nuk ka përmendur emrin e asnjë kompanie që do të bëhet subjekt i hetimeve. Megjithatë ekspertët e fushës mendojnë se ndër të parat që do ti nënshtrohen kontrolleve, do të jenë Facebook, Google, Amazon dhe Apple.

Siaps gazetër “Wall Strret Journal”, Komisioni Federal i Tregëtisë i ka siguruar më në fund të drejtat për të hetuar Facebook-un, ndërkohë që do të hetojnë dhe praktikat e konkurencës së Google. Ata premtojnë të rishikojnë çdo detaj të tregut gjigand që është vendosur nga kompanitë e njohura të tekonologjisë.

Siç mund të pritej, publikimi i këtij lajmi është shoqëruar me një ulje të ndjeshme të çmimit te aksioneve të katër kompanive të lartëpërmendura. Por nëse në SHBA hetimi ndaj këtyre platformave sapo ka nisur, në Europë prej kohësh zhvillohen kontrolle në tregun që kontrollohet nga Google, Facebook apo Apple, të cilat kanë rezulutar në gjoba miliarda dollarëshe kryesisht për Google. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje