Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në një drekë me shefin? Mos kini frikë, ja disa nga mënyrat si duhet të sillemi

Në një drekë me shefin? Mos kini frikë, ja disa nga mënyrat si duhet të sillemi
February 08
15:39 2018

Pas një mengjesi dhe nje pune intensive vjen edhe orari i drekës por këtë herë mbledhja me shefin nuk ka përfunduar sepse ju do të shijoni një pjatë të bukur me makarona me të për të diksuatuar më gjatë.

Nëse dreka me kolegët është një kënaqësi sepse mund të flisni për të gjitha llojet e temave, me shefin mund të përjetoni një ankth ose mund të keni pak frikë. Por për tu ndjerë të qetë lë të zbulojmë disa qëndrime që duhet të shmangen dhe të dalësh i fituar nga kjo situatë.

Të marrësh ajër të ndryshëm nga ai i zyrës, pra kjo është arsyeja e pushimit të drekës. Por edhe për të shtrirë një kembë pak më lirshëm se kur je në zyrë. Nëse angazhimet në punë nuk kanë mbaruar krejtësisht mund të vazhdoni edhe gjatë drekës të diskutoni dhe të gjeni kohë më vonë për relaksim. Por nëqoftëse shefi vendos të bashkohet dhe të bëj gëzuar me ju mos keni frikë është moment që ju të hani diçka në pjatën tuaj.

Qetësia është fjala e duhur në këtë situatë. Eshtë normale që kur je me kolegët je më e lirshme por kur menaxheri/shefi juaj bashkohet mund të krijohet një frymë më e akullt që jo vetëm nuk ndihmon në tretjen e ushqimit por ju bën ju të ndiheni të nervozuar. Megjithatë qetësia është arma më e fortë që duhet në këto moment dhe që duhet të përdoret edhe në raste të tjera.

Qëndroni vetvetja pa e tepruar. Ndoshta mund të krijohet një ambient i qetë dhe e këndshme por besimi i tepruar nuk është i këshillueshëm.  Ka gjithmonë një kufi midis punës dhe kohës së lirë dhe jetës profesionale e asaj private. Duhet të shmangen shakatë me ironi dhe nuk duhet përdoren fjalë që nuk mund të ju nxjerrin mirë.

Të rrespektohen rregullat e mirësjelljes dhe të tavolinës. Duhen rrespektuar rregullat në tavolinë dhe duhet patur kujdes gjatë ngrenies. Të shmangim spagetit me salcë sepse mund të jemi në siklet gjatë gjithë kohës. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje