Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në mbështetje të nënave, artistja stilon fustanin me 150 qese që përmbajnë qumësht gjiri

Në mbështetje të nënave, artistja stilon fustanin me 150 qese që përmbajnë qumësht gjiri
October 25
15:58 2016

Shumë femra vendosin të rikthehen në punë pak kohë pas lindjes dhe shpesh ankohen se nuk flenë apo se nuk kalojnë kohë të mjaftueshme me fëmijët. Shpesh shoqëria nuk ia di rëndësinë femrës dhe nuk i mbështet nënat e reja gjatë kësaj faze. Artistja Kasey Jones, nënë e dy fëmijëve, ka gjetur një ide origjinale për të mbështetur nënat. Ajo ka bërë një kostum me 150 qese të vogla të mbushura me qumësht gjiri dhe e ka veshur atë në zyrën e saj. “Unë e krijova këtë veshje për të ndërgjegjësuar të gjithë për realitetin e ashpër me të cilin përballet një nënë, e cila gjithashtu punon”,- është shprehur Kasey.  “Femra prodhon qumësht dhe e ushqen fëmijën gjatë gjithë kohës. Gratë që punojnë dhe njëkohësisht ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri u duhet të kalojnë shumë vështirësi”.

Në SHBA, kompanitë nuk e paguajnë lejen e lindjes.

”Kur zbulova se në  SHBA, një vend shumë  i zhvilluar, nuk paguhet leja e lindjes, vendosa në pikëpyetje vlerat tona si shoqëri. Unë jam kthyer në punë tre muaj pas lindjes së fëmijës së parë si një mësuese e arteve pamore, ndërsa pas lindjes së dytë u riktheva pas 4 javësh. Mënyra si i trajtojmë nënat në shoqëri reflekton se çfarë vlerësojmë më shumë dhe çfarë më pak. Ne nuk e vlerësojmë rolin e një nëne. Unë grumbullova të gjithë qumështin gjatë kohës që isha në punë dhe që fëmija im duhej ta kishte pirë”.

Sipas Jones, qeveria duhej të kompensojë një përqindje të pagës  pas lindjes së fëmijës dhe të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rolin e nënave në familje dhe shoqëri./Blitz.al/

a4 1 a2 a3

Komento
Shperndaje