Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në kopertinën e revistës “Playboy” për herë të parë, një femër e mbuluar me ‘hijab’!

Në kopertinën e revistës “Playboy” për herë të parë, një femër e mbuluar me ‘hijab’!
September 29
13:24 2016

Gazetarja myslimane e cila është edhe e mbuluar me ‘hijab’, Noor Tagouri është e para femër që do të jetë në revistën “Playboy” në 63 vite histori. Ajo ka shkruar gjithashtu një artikull lidhur me “femrat dhe meshkujtë që thyejnë tabutë”, shkrim që do mund ta lexojmë në numrin e muajit tetor të revistës.

Revista “Playboy” nuk mban më fotografi nudo në përmbajtjen e saj, megjithatë e ka ruajtur historinë e të mbajturit në faqet e saj trajtime ndryshe nga e zakonshmja për ta parë realitetin me sy kritik e më shumë se gjithçka të tregojë lirinë që i përket mendjes njerëzore.

“Noor Tagouri që do të jetë në numrin e këtij muaji, na ka bërë të pyesim veten se pse e kemi pasur aq të vështirë të pranojmë që edhe një femër e veshur mund të jetë e bukur, me stil dhe vërtet tip! Kjo vajzë do ju tregojë që mundet! Ajo do ju tregojë se nuk e pranon ‘JO’-në si përgjigje!” – kanë thënë stafi i revistës. /Blitz.al/

 

Shperndaje