Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në kafkën e adoleshentëve janë duke u rritur “brirë”, për shkak të përdorimit të telefonit

Në kafkën e adoleshentëve janë duke u rritur “brirë”, për shkak të përdorimit të telefonit
June 24
18:17 2019

Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se adoleshentët janë duke rritur “brirë” dhe sipas ekspertëve shkak për këtë është përdorimi pa limit i telefonëve apo paisjeve të tjera teknologjike.

Për shkak se adolehsentët dhe të rinjtë janë gati të gjithë kohën të kërrusur apo me kokën të ulur poshtë sepse janë duke shkruajtur një mesazh apo po shkruajnë diçka në rrjetet sociale, muskujt e qafës po përdoren më shumë se duhet, pra po mbipërdoren, duke shkaktuar atë që e kanë quajtur “qafa e mesazheve”

Dr. Marc Siegel thotë: “Muskujt e qafës tuaj dobësohen dhe gjejeni pak çfarë ndodh kur muskujt tuaj bëhen shumë të dobët? Trupi juaj përgjigjet duke prodhuar më shumë kocka dhe aktualisht po krijon disa protuberanca (diçka që prodhohet, ose del nga diçka tjetër) në pjesën oksipitale ekteriore (në pjesën e pasme të kafkës), që në fakt janë si degëzime kocke, të cilat po formohen në pjesën mbrapa të kokës, sidomos tek adoleshentët.”

Kërkimi u fillua si pasojë e një studimi nga David Shahar, një shkencëtar i shëndetit në një universitetet e njohura të Australisë. Shahar kuptoi që degëzimet, apo rritja në masën kockore në bazën e kafkës tek pacientët e moshës 18 deri në 30 vjeç ishin goxha të dukshme në skanera dhe teorikisht e lidhi me fenomenin që ndodh në qafë kur dikush përdor telefonin. Ndërkohë cilësimi si “brirë” i është bërë për shkak të formës që kanë dhe ngjashmërisë me brirët.

Megjithatë këto nuk janë ndryshimet e vetme fizike që po shkaktohen nga përdorimi i smartphon-ave. Turbullimi i shikimit, dhimbjet e kokës, apo më keq akoma, ankthi dhe depresioni janë duke u rritur si pasojë e tekonologjiës.

Dhe duket se ndryshimet, sidomos në kocka, mund të jetë të përhershme, madje me kalimin e kohës dhe mund të përkeqësohen. Në disa raste kocka mund të rritet dhe më shumë 3 cm nga baza e kafkës dhe përmes gjenetikës mund ti kalohet brezit tjetër. E nëse i trashëgohet fëmijëve apo nipave të adoleshentëve të sotëm, kockat do të rriten akoma më shumë.

Receta e vetme për ta kuruar këtë, mesa duket është shpresa që të rinjtë po të fillojnë të përqafohen më shumë se sa të përdorin telefonin, masa kockore mund të ulet vetë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje