Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshimet e Mark Zuckenberg në Facebook nuk janë mirëpritur nga përdoruesit

Ndryshimet e Mark Zuckenberg në Facebook nuk janë mirëpritur nga përdoruesit
May 30
19:25 2019

Përpjekjet e fundit të shefit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për të rritur sigurinë online dhe për të eliminuar nga rrjeti social postime me përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes, kanë bërë që përdoruesit të kalojnë më pak kohë në Facebook.

Sipas një studimi të fundit nga kompania “eMarketer”, mesatarja e kohës që qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, kalojnë në Facebook ka pësuar rënie me 3 minuta në ditë. Sipas rezultateve kjo lidhet pikërisht me përpjekjet e Facebook për të goditur dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale, por shpesh herë jo të vërteta. Studiuesit paralajmërojnë se kjo kohë do të ulet edhe me 1 minutë më shumë vitin e ardhshëm, duke e çuar kohën mesatare që njereëzit kalojnë në Facebook në gati 37 minuta në 24 orë.

Më herët Facebook ndryshoi përsëri algoritmet e “News Feed”, duke i dhënë përparësi postimeve të miqve dhe familjarëve, si dhe lidhjeve me persona të afërt që keni në këtë rrjet social. Një ndryshim në fakt që ishte paralajmëruar prej kohësh. Edhe mënyra si postohet në Facebook dhe dizajni i tij pritet që pësojë ndryshime në të ardhmen.

Këto ndërhyrje kanë bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpenzojnë më pak kohë në Facebook dhe ky fakt përkthehet në më pak të ardhura financiare. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje