Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

 Ndryshime të mëdha në Facebook, ja çfarë po përgatit Mark Zuckerberg

 Ndryshime të mëdha në Facebook, ja çfarë po përgatit Mark Zuckerberg
May 01
13:44 2019

“E ardhmja është private”- ka deklaruar Mark Zuckerberg në konferencën vjetore të zhvilluesve të rrjetit social në San Jose, Kaliforni. Në këtë konferencë ai ilustroi risitë që do të ketë platform në muajt e ardhshëm.

Sipas Mark  Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë me këto ndryshime.

Messenger bëhet më i shpejtë dhe më i thjeshtë, Whatsapp prezanton historitë dhe një katalog komercial. Ndërsa për sa i përket Instagramit, Zuckerberg paralajmëroi një qendër tregtare. Jo vetëm kaq.

Facebook do të ndryshojë edhe pamjen: dizajn i thjeshtuar dhe më i pastër, më i bardhë dhe më pak blu. Platforma do të integrohet plotësisht me Ëhatsapp.

Të gjitha platformat do të jenë “të përqendruara tek privatësia”. Gjashtë parime që duhet të karakterizojnë të ardhmen e mediave sociale: kriptografi, ndërveprime private, reduktim i kohës në të cilën kompania ruan të dhënat, siguria, ndërveprimi (dmth. Dialogu midis aplikacioneve të grupit), siguria e të dhënave./Blitz.al/

Share