Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndikimi i mediave sociale, kur “betejat” private shndërrohen në divorc “publik”

Ndikimi i mediave sociale, kur “betejat” private shndërrohen në divorc “publik”
October 02
10:30 2016

Betejat më private në jetën e një çifti, një familjeje, shpeshherë nuk mbeten më të tilla kur ndërhyjnë mediat sociale. Sipas avokatëve, një numër i madh çiftesh të zakonshëm janë duke shkuar drejt divorceve “publike” si rezultat i rritjes së ndikimit të mediave sociale.

Ata shprehen se në rreth 300 divorce të trajtuara gjatë vitit të kaluar, ka rezultuar se në një ndër dhjetë divorcet, një partner ka sulmuar tjetrin në mediat sociale gjatë këtij procesi.

Për shkak të kësaj dukurie, gjykatat janë duke porositur këta bashkëshortë në proces divorcimi të heqin dorë nga përdorimi i mediave sociale si armë. “Shpesh, duke sfiduar njëri-tjetrin, këta ish-partnerë u referohen edhe rasteve të shkurorëzimeve të nxehta të njerëzve të famshëm”.

Teksa disa zgjedhin të divorcohen në mënyrë miqësore, të tjerë priren të sulmojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke mos kuptuar ndikimin negativ të këtyre të fundit. “Ka pasur raste të fëmijëve që kanë mësuar për divorcin e prindërve nga nxënës të tjerë që kanë ndjekur sulmet e prindërve në rrjetet sociale”-, shprehet një tjetër avokate.

Avokatët sugjerojnë që procedurat e divorcit të jenë sa më private në mënyrë që të mos ndikojnë në marrëdhënien e mëvonshme mes dy ish-partnerëve, për më tepër kur kanë fëmijë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje