Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndiheni keq? Merrni 20 sekonda për të bërë këtë veprim që do t’ju bëjë të lumtur!

Ndiheni keq? Merrni 20 sekonda për të bërë këtë veprim që do t’ju bëjë të lumtur!
November 04
18:22 2016

Sipas studiuesve të psikologjisë, vjeshta është sezoni më i vështirë për njerëzit, sepse i bën ata shpesh të ndihen keq. Me ndërrimin e gjetheve në pemë, ftohjen e kohës, në subkoshiencë njerëzit përjetojnë një depresion të lehtë (sigurisht kjo nuk është për të gjithë sepse ka njerëz të cilët e dashurojnë këtë stinë dhe janë mjaft të lumtur).

Psikologët kanë thënë që kur të ndiheni keq dhe nuk keni një zgjidhje, sepse as vetë nuk e dini se për çfarë jeni të mërzitur, është mirë që të merrni vetëm 20 sekonda kohë, të merrni një laps dhe një letër dhe të rreshtoni 5 gjëra që ju bëjnë të lumtur. Për shembull, një filxhan kafe, një ecje mbrëmjeve apo disa kujtime të bukura nga një udhëtim i fundit. Gjithçka që shijoni shkruajeni. Pasi t’i keni shkruar lexojini dhe do ta shikoni sesa do t’ju rregullohet humori./Blitz.al/

Komento
Shperndaje