Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndiheni gjeni? Ja 5 shenjat që jua vërtetojnë

Ndiheni gjeni? Ja 5 shenjat që jua vërtetojnë
March 25
11:51 2016

1. Jeni shumë kuriozë
Gjenitë janë kuriozë pothuajse për gjithçka. Ata duan të kuptojnë njerëzit e tjerë, gjithçka që i rrethon, thellësinë e oqeaneve, hapësirën etj. Kurioziteti i tyre nuk njeh limite!

2. Ju pëlqen shumë të lexoni
Të apasionuarit e librave shpeshherë cilësohen si njerëz të mërzitshëm, por në realitet të lexuarit është një nga mjetet më të mira për të hapur mendjen. Gjenive të vërtetë u pëlqen të ulin sytë e të lexojnë, pasi u mundëson atyre mësimin e plot gjërave të reja.

3. Dashuroni përballjet e ideve
Gjenive u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, por nuk mjaftohen me kaq. Duan që gjithë njohuritë t’i testojnë, duke i përballur me ide të reja. Ata u gëzohen debateve energjike dhe çuditërisht u pëlqen t’u provohet e kundërta e asaj që shprehin.

4. Keni tendencë t’i harroni gjërat
Harresa është një shenjë e gjenive. Mendoni për një çast për profesorët tuaj me një karakteristikë të tillë. Gjenitë mendojnë vazhdimisht për gjëra të ndryshme. Gaboheni nëse mendoni se harresa u përket “budallenjve”!

5. Flisni me vete
Njerëzit që flasin me vete konsiderohen si më të zgjuarit, pasi nëpërmjet të folurit ata forcojnë idetë e tyre dhe i kujtojnë më mirë gjërat. Nëse komunikoni me veten nuk jeni të çmendur, por me shumë mundësi një gjeni.

Shperndaje