Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndaloni së dashuruari një person që nuk ju dashuron! Shtatë mënyrat që do t’ju ndihmojnë…

Ndaloni së dashuruari një person që nuk ju dashuron! Shtatë mënyrat që do t’ju ndihmojnë…
March 12
13:09 2018

Të dashurosh dikë që nuk të dashuron ju bën të humbni vetëvlerësimin dhe vetëbesimin. Ju ndiheni të pakënaqur me veten, madje mund të bini në depresion. Kur ai nuk ju kthen dashurinë, ju duket sikur ju është shembur bota, por duhet të rikujtoni që ky nuk është fundi.

Ju duhet të shpëtoni menjëherë nga kjo gjendje dhe mund ta zgjidhni lehtësisht.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave se si të filloni një jetë të re, pa atë!

  • Pranoni faktin se ky person nuk ju nevojitet.

 

  • Largoni vëmendjen prej tij, mos dilni në takime apo mos ju përgjigjni telefonatave të tij. Nëse nuk e bëni dot këtë, atëherë largohuni disa ditë nga rutina dhe nga interneti.

 

  • Gjeni një person me të njëjtin problem, pasi ai mund t’ju kuptojë shumë mirë. Kërko këshilla prej tij.

 

  • Kujdesuni për veten, mos lejoni që të ndryshoni pamje dhe ta neglizhoni veten tuaj.

 

  • Bëni stërvitje, në mënyrë që të nxirrni lehtësisht inatin që mbani përbrenda.

 

  • Mos ëndërroni për të, thjesht kuptoni situatën dhe hiqni dorë. Dikush që nuk interesohet për ju nuk do të jetë me ju.

 

  • Mos u zemëroni me veten tuaj, çdokush mund të dështojë në dashuri dhe ju nuk keni faj për këtë.

 /Blitz.al/

Komento
Shperndaje