Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohet përdorimi i aplikacionit Whatsapp në Brazil

Ndalohet përdorimi i aplikacionit Whatsapp në Brazil
May 03
13:30 2016

Qeveria braziliane ka bllokuar mundësinë  përdorimit të aplikacionit Whatsapp, në një tentativë të tyren për të zhbllokuar mesazhet e qytetarëve. Pak javë më parë, Whatsapp i ka koduar të gjitha mesazhet dhe fotografitë që dërgohen me këtë aplikacion, duke mos lejuar asnjë qeveri apo person të dekodojë këto të fundit. Whatsapp ka lajmëruar që prej vendosjes së kësaj risie se siguria e përdoruesve të tyre duhet të jetë maksimale pasi ata  ndajnë momente intime dhe biseda të rëndësishme.

Whatsapp dhe qeveria braziliane kanë ndjekur një maratonë të gjatë debatesh mbi çështjen nëse duhet apo jo të lejohet dekodimi nga ana e qeverisë. Whatsapp ka deklaruar se nuk mund të shpërndajë informacionin e përdoruesve, ndaj dhe prej këtij vendimi më shumë se 100 milionë banorëve të Brazilit u është bllokuar komunikimi në këtë aplikacion.

Përplasje të ngjashme autoritetet në Brazil kanë pasur edhe më herët me rrjetin social Facebook. Edhe vetë CEO Mark Zuckerberg në atë kohë tha se këto vendime të qeverisë braziliane janë të habitshme dhe ekstreme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje