Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muzika e lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit në moshën 30-vjeçare

Muzika e lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit në moshën 30-vjeçare
July 16
15:42 2016

Sipas një studimi, adoleshentët mund të humbasin dëgjimin në moshën 30- vjeçare nëse dëgjojnë muzikë me zë të lartë dhe shumë shpesh.

Tinnitus është termi mjekësor për dëgjimin e tingujve brenda veshëve tuaj pavarësisht nga çfarë tingujsh ndihen përreth dhe është problem kryesor në shumicën e adoleshentëve sot. Universiteti Mjekësor në Sao Paolo e ka lidhur këtë detaj me volumin e lartë në kufje, frekuentimin e shpeshtë të diskotekave, të “club”-eve të natës dhe koncerteve. Ndjesia se janë duke të tingëlluar veshët është shkaktuar nga dëmtimi i përkohshëm ose i përhershëm i qelizave në veshin e brendshëm. Të dëgjuarit me zë të lartë  shkakton mbingarkesë duke i detyruar zona të ndryshme të veshit të punojnë shumë për të kompensuar humbjen e funksionit në atë pjesë të veshit. Studiuesit kanë përdorur një otoskop, instrument për të monitoruar daullen e veshit në mbi 170 nxënës të moshës nga 11 deri në 17 vjeç.

Pjesëmarrësit u pyetën dhe plotësuan një pyetësor nëse dëgjonin tinguj të një zhurme të vogël në vesh  në 12 muajt e fundit e nëse po, sa zgjaste kjo ndjesi dhe sa e shpeshtë ishte. Rreth 54.7% e tyre pohuan se pavarësisht zhurmave në ambient u ndodhte të dëgjonin tingëllima në vesh dhe gati 28.8 % vuanin nga një diagnozë e tinnitus-it kronik.

“Këto statistika janë alarmante në fakt. Fillimisht ky ishte një problem që shfaqej në njerëzit e moshuar, por po e shohim edhe te fëmijët për shkak të dëgjimit të muzikës me zë shumë të lartë. Pavarësisht se ata kanë probleme të tilla, nuk ankohen te prindërit apo mësuesit dhe kjo është e gabuar. Problemi bëhet edhe më kronik nëse këta fëmijë nuk shkojnë te mjeku. Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt ata do të humbasin dëgjimin pasi kjo situatë është një shenjë paralajmërimi”,- është shprehur njëri nga studiuesit.

Komento
Shperndaje