Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Murgeshat që fitojnë 1 milionë dollarë në vit duke shitur kanabis

Murgeshat që fitojnë 1 milionë dollarë në vit duke shitur kanabis
April 21
17:27 2019

Një manastir në Kaliforni është duke fituar më shumë se 1 milionë dollarë në vit, nga shitja e kanabisit. Kjo histori është rrëfyer në një dokumentar, që do të publikohet ditën e sotme, për shkak të datës 20/4, që në fakt është data kur “festojnë” përdoresit e kanabisit.

Motër Kate Meesun, e nisi këtë biznes në vitin 2011 me vetëm 12 bimë dhe e quajti “Sisters of the Valley”. Por tani, është një biznes që funksionon ndërkombëtarisht dhe që në fakt, ndihmon njerëzit të luftojnë varësinë dhe problemet e drogën. Dokumentari “Breaking Habits’, pra “Të mundësh varësinë” shpjegon se si mugeshat nisën të mbjellin dhe të shesin kanabis.

E kam parë filmin disa herë dhe në fakt nuk më pëlqen më. Nuk më pëlqeu që në fillim, por gjithë të tjerët mendojën se është i mirë, kështu që jam e lumtur për këtë”- thotë motër Kate, drejtuesja e biznesit.

Ndër të tjera, ky dokumentar tregon pikërisht se si murgesha 60 vjeçare, së bashku me ekipin e saj, arritën të mposhtin konkurencën e tregëtarëve të tjerë të këtij produkti dhe ta kthejnë në një operacion fitimprurës. “Ne nuk na pëlqen se si njerëzit e tjerë e zhvillojnë këtë biznes. Ata që kanë ferma, i përshtaten shumë ngadalë ideve të reja, duken sikur kanë ngecur në vitin 1950 dhe nuk dinë ta përdorin si duhet vajin e kanabisit dhe atë që sjell në mjekësi”- shpjegojnë ato.

Deri tani, Motër Kate ka trajtuar 8 njerëz, të cilët kishin probleme me varësinë dhe ka arritur ti kurojë të gjithë. Secili prej tyre kishte problem me përdorimin e duhanit, alkoolit apo metafentaminës, por të gjithë janë më mirë tani dhe suksesi i fermës së murgeshave është 100%, përveçse i sjell 1 milionë dollarë fitime. Gjithashtu ato e përdorin kanabisin për të “luftuar” sëmundje si epilepsia, apo edhe kanceri. “Është një bimë e mrekullueshme shëruese dhe gradualisht bota është duke u mësuar me përdorimin e kanabisit si ilaç, në vend që ta trajtojnë si një drogë e rrezikshme.”- ky është mesazhi që murgeshat e “Sisters of the Valley” duan të përcjellin.

Ndërkohë motrat e këtij manastiri po planifikojnë ta zgjerojnë “perandorinë” e tyre të marijuanës. Ato synojnë që të kenë të drejtë shitje të tij, në të gjithë shtetin dhe provincat e Kalifornisë dhe për 20 vite duan ta shtrijnë operacionin në të gjithë SHBA-në. Gjithsesi, murgeshat janë aktive dhe në luftën që bëhet për të përmirësuar kishën dhe fenë së cilës i shërbejnë dhe do të protesojnë për të drejtat që kanë klerikët dhe priftërinjtë për të mos u gjykuar për abuzimet e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje