Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mosha perfekte për të lindur fëmijë inteligjentë

Mosha perfekte për të lindur fëmijë inteligjentë
March 21
13:22 2016

Nëse jeni aktualisht në të njëzetat duhet të keni idenë që sapo të bëni një kontroll të thjeshtë në Facebook do të “bombardoheni” nga lajmërimet për fejesa, martesa apo lindje fëmijësh nga miqtë tuaj. Pikërisht në këtë moment të duket vetja sikur je vonë për gjithçka dhe nuk mund ta kesh jetën tënde në vijë. Por prisni, nuk ka asnjë problem!

Në 2013-n, mesatarja e moshës për femrat që lindin fëmijën e parë ishte 26 vjeç, por një studim i bërë kohët e fundit sugjeron të mos shpejtoni në procesin e bërjes së fëmijëve.

Disa studiues të London School of Economics kanë bërë një punë kërkimore ku kanë monitoruar zhvillimin e 18,000 fëmijëve britanikë për një periudhë kohe, duke e lidhur me efektin që ka mosha e nënës së tyre mbi këtë zhvillim. Dhe në përfundim të këtij vëzhgimi duket se mosha e artë për të lindur fëmijë janë të tridhjetat!

Fëmijët e lindur nga nëna në moshën 30-vjeçare janë më inteligjentë dhe rezultojnë të dalin më mirë në teste ku kërkohet shkathtësi e mendimit.

Shpjegim për këtë është fakti se në shumicën e rasteve, nënat që bëhen me fëmijë në këtë moshë janë më të arsimuara, kanë një pagë të lartë, një marrëdhënie të qëndrueshme, jetojnë një rutinë më të shëndetshme dhe i planifikojnë lindjet e tyre. Ndërkohë, nënat që lindin në moshën 40-vjeçare u lexojnë më shumë fëmijëve, pinë më pak duhan, por problemi që konstatohet është se zakonisht fëmijët e tyre janë mbipeshë, sepse nënat në këtë moshë luajnë më pak me fëmijët e tyre sesa nënat më të reja.

Komento
Shperndaje