Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u martoni kurrë me këta meshkuj! Ja cilët duhet të shmangni…

Mos u martoni kurrë me këta meshkuj! Ja cilët duhet të shmangni…
October 15
14:17 2016

Një shprehje thotë: “Më mirë vetëm sesa me njeriun e gabuar”.

Femrat zakonisht përpara se të vendosin të martohen me dikë, duhet të mendohen mirë dhe ta njohin partnerin e  tyre. Divorcet ndodhin sepse femrat zgjedhin mashkullin e gabuar për të kaluar jetën. Vërtet themi se meshkujt perfekt nuk ekzistojnë, por vajzat duhet të bëjnë një zgjedhje që të mos pendohen.

Më poshtë do të gjeni 10 tipet e meshkujve që duhet të shmangni kur jeni duke kërkuar për martesë.

  1. Jobesimtarët: Në qoftë se ju jeni një besimtare duhet të shmangni partnerët jo besimtarë sepse ata do të kenë mjaft ndikim te ju dhe feja mund të bëhet një pengesë nga ana e tyre.
  2. Gënjeshtarët: Martesa duhet të krijohet mbi bazën e besimit. Në qoftë se partneri juaj ju mban sekrete apo ju gënjen për të mbuluar gjurmët, atëherë hiqni dorë prej tij.
  3. Playboy: Meshkujt e bukur tërheqin shumë vajza, por një playboy nuk do të ishte zgjedhje e mirë sepse nga ai mund të presësh çdo gjë. Madje ai mund të flejë me dikë tjetër edhe një ditë para dasmës tuaj.
  4. Njerëzit e lodhur nga jeta: Në qoftë se partneri juaj nuk ka një qëllim të caktuar për jetën e tij, por vetëm ankohet atëherë nuk është asgjë më shumë se një parazit, largohuni sa jeni në kohë.
  5. Të varur pas alkoolit ose drogës: Në qoftë se partneri juaj është i varur nga droga ose alkooli dhe nuk pranon të heqë dorë prej saj, jeni ju ajo që duhet të hiqni dorë prej tij.
  6. Të paqëndrueshmit: Në qoftë se ata bëjnë ndryshime të mëdha në jetën e tyre dhe nuk kanë një jetë të stabilizuar do të thotë që nuk janë të vendosur për atë që duan.
  7. Narcizistët: Në qoftë se partneri juaj është i magjepsur pas paraqitjes së tij ai nuk do të jetë në gjendje të sakrifikojë për ju.
  8. Abuzuesit: Meshkujt me tendenca abuzive që nuk mund të kontrollojnë zemërimin e tyre nuk janë aspak për ju. Zgjidhni meshkujt e butë.
  9. Të papjekurit: Meshkujt të cilët janë ende nën ndikimin e nënës dhe nuk janë të aftë të mbijetojnë pa to janë akoma të papjekur dhe i tremben jetesës vetëm.
  10. Fanatikët: Në qoftë se partneri ka shumë kontroll mbi ju dhe është fanatik duhet të dini se ka për t’jua kthyer martesën në një makth./Blitz.al/
Komento
Shperndaje