Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos guxoni ta vidhni këtë super-gjyshe!

Mos guxoni ta vidhni këtë super-gjyshe!
April 11
14:53 2016

Grace Smith është një 89-vjeçare, e cila jeton vetëm në një shtëpi të vogël në Sunbury-on-Thames.

Gjatë kohës që kjo gjyshe po ndiqte serialin e saj të preferuar, një burrë i panjohur hyri në shtëpi dhe filloi të vidhte të gjitha orenditë. Në momentin që Grace e vuri re këtë gjë, u ngrit menjëherë dhe duke përdorur shkopin që e ndihmon të ecë mundi ta godiste hajdutin dhe ta përcillte këtë të fundit jashtë shtëpisë pa e lejuar të vjedhë gjë.

Ajo vetë tha se ishte e vështirë ta parandalonte vjedhjen sepse ai ishte djalë i ri dhe rrjedhimisht i fuqishëm, por guximi e bëri ta godiste me shkop pa ndalim derisa të sigurohej që ky i fundit ishte dorëzuar dhe të dilte vetë nga shtëpia. Pas kësaj, Grace raportoi në polici që të sigurohej që ky incident mos të përsëritet më.

“Nuk kam shumë gjëra në shtëpi, ato pak që kam, i kam vërtet të shtrenjta. Nuk lejoj njeri të m’i marrë, asnjëherë”, – ka thënë ajo.

Komento
Etiketimet
Shperndaje