Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos! E kemi pirë shampanjën gabim gjatë gjithë jetës…

Mos! E kemi pirë shampanjën gabim gjatë gjithë jetës…
November 11
18:57 2016

Kohët e fundit shampanja është kthyer në një pije mjaft të pëlqyeshme nga njerëzit. Jo vetëm në raste të rëndësishme, por edhe mes miqsh dhe të afërmish, shampanja dhe ndonjë tip patatine janë shoqëruese shumë të mira të mbrëmjeve tuaja. Mirëpo, edhe pse ekzistojnë disa rregulla universale për sa i përket konsumimit të shampanjës, që ne të gjithë i dimë, eksperti Dustin Wilson, nëpërmjet një artikulli, na ka treguar se ne e kemi pirë gabim shampanjën përgjatë gjithë kësaj kohe.

  1. Gotat e shampanjës nuk janë ato të hollat që jemi mësuar zakonisht, përkundrazi ato duhet të jenë të mëdha sa gotat e verës, por me bisht më të shkurtër, për të dalluar nga gotat e verës. Shpërndarja e shampanjës në një sipërfaqe më të madhe e bën atë më të shijshme, sepse nuk e lejon të krijojë flluska.

1970500-1478722614-640x0c

2. Shampanja nuk duhet të konsumohet shumë e ftohtë. Përkundrazi, duhet lënë 20 minuta jashtë frigoriferit përpara konsumimit.

3. Shampanja mund të shoqërohet edhe me ushqim dhe nuk duhet pirë përpara (siç ndodh rëndom në bankete apo mbledhje përpara darkës).

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje