Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modifikimi gjenetik, zbulohet “arma e saktë” kundër ADN-së të sëmurë

Modifikimi gjenetik, zbulohet “arma e saktë” kundër ADN-së të sëmurë
February 01
00:39 2018

Përparime të mëdha janë bërë përsa i përket modifikimit gjenetik.Në Universitetin e Cibio në Trento është zhvilluar një metodë që mund të bëjë një modifikim gjenetik dhe të jetë aq i saktë saqe të jetë i aftë të vrasë vetëm ADN-në e sëmurë. Zbulimi potencialisht është i përdorshëm në korigjimin e sëmundjeve gjenetike por edhe për tumoret. Ky zbulim u botua në “Nature Biotechnolog”.

“Kjo është një enzimë absolutisht e besueshme, që ka efekt vetëm në pikën që duhet”-shpjegon Anna Cereseto” profesoreshë e Qëndrës Cibio për integrimin e biologjisë dhe autore e artikullit që përshkruan këtë gjetje.

Kjo supozohet të mos aplikohet vetëm në sëmundjet gjenetike apo tumoret por të shtrihet edhe në përmirsimin e ushqimeve si dhe për kafshët e fermave.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje