Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja flet hapur: Ky është tmerri që përjetojmë kur periodat na vijnë në mes të sfilatës!

Modelja flet hapur: Ky është tmerri që përjetojmë kur periodat na vijnë në mes të sfilatës!
September 22
15:47 2016

Nuk ka asgjë më të keqe për vajzat apo gratë kur ndiejnë se periodat u kanë ardhur papritur kur ato ndodhen në zyrë apo në ambientin ku punojnë. Mirëpo mendoni se sa herë më e keqe mund të jetë kjo situatë nëse jeni një modele për firma të njohura si L’Oreal apo Rimmel.

Modelja 19-vjeçare, Victoria Cain, ka vendosur të flasë hapur për këtë eksperiencë, të cilën shumë modele mund ta kalojnë të paktën një herë në karrierën e tyre.

Fillimisht ajo ka treguar se në shumicën e rasteve vajzave modele nuk u lejohet të veshin të mbathura pasi veshjet që ato reklamojnë nuk e lejojnë diçka të tillë, ndërsa edhe kur të mbathurat lejohen është pothuajse e pamundur që të ndërrosh pecetën, sidomos ditën e sfilatës, kur provat janë mjaft të ngarkuara dhe nuk mund ta heqësh veshjen për ta veshur sërish, sepse koha nuk premton.

“Në një farë mënyre kjo nuk është e drejtë sepse konkurrenca në botën e modelingut është shumë e madhe, ndaj mjafton vetëm një ditë e keqe (prej periodave) që një tjetër modele të të marrë momentin e jetës tënde”, – ka thënë e revoltuar Cain.

Kjo është një temë delikate dhe duhet patjetër të ketë një zgjidhje. Modelet kalojnë një stres të jashtëzakonshëm, sidomos kur mendojnë se në mes të sfilatës mund të kenë një “surprizë të pakëndshme”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje