Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mitet që duhet të dini rreth celulitit

Mitet që duhet të dini rreth celulitit
May 06
20:30 2016

Duke dëgjuar fjalën “verë” shumë gra sjellin menjëherë ndërmend detin dhe diellin e nxehtë e të tjera mendojnë pak më thellë, trupin, celulitin dhe cilat rroba banje do të jenë më të përshtatshme.

Në të vërtetë kjo pjesë i shqetëson të gjitha gratë, edhe ato më të dobëtat.

Mitet rreth celulitit janë të shumta, por le të qartësojmë rrugën e “armikut” dhe të biem dakord me të në një farë mënyre. Ju paraqesim mitet rreth celulitit, fobisë kryesore të të gjitha femrave.

  1. Vetëm femrat mbipeshë kanë celulit.

Jo, kjo nuk është absolutisht  e vërtetë, celuliti nuk i përjashton njerëzit e dobët! Pesha e tepërt mund ta bëjë problemin më të dukshëm, megjithatë ajo ndikohet nga faktorë të tjerë, siç janë plakja, ndryshimi i shpeshtë në peshë dhe gjeni.

2. Humbja e peshës eliminon celulitin.

Duke pasur parasysh se varianca është një faktor kyç për praninë e celulitit, humbja e peshës mund ta përkeqësojë gjendjen. Të biesh në kilogram për një kohë të shkurtër e bën lëkurën më të lirshme dhe të lëshuar.

3. Ushtrimet dhe aerobia ndihmon në pakësimin e tyre.

Po, ushtrimet janë të rëndësishme, megjithatë të ushtrohesh për orë të tëra nuk ndihmon edhe aq shumë. Ju duhet të përqëndroheni të arrini një peshë normale  dhe të ushtroheni  sipas këshillave të përshtatshme të një instruktori personal.

4. Aplikimi i kremrave ndihmon.

Pavarësisht gjithçkaje që thuhet, kremrat kundër celulitit ndihmojnë për lëkurën tuaj. Por asnjë krem, i çfarëdolloj marke, nuk arrin ta zhdukë plotësisht atë, kështu mos e gënjeni veten me këtë fakt.

 

Etiketimet
Shperndaje