Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miq apo armiq pas ndarjes me ish-të dashurin?

Miq apo armiq pas ndarjes me ish-të dashurin?
October 10
12:06 2016

Sipas një studimi, duhet të mbeteni miq me ish-të dashurin tuaj. Shumë njerëzve mund t’u ketë ndodhur të jenë në mëdyshje se si t’i japin fund një lidhjeje, nëse duhet të mbeten thjesht miq me ish-partnerin apo të mos flasin më. Disa njerëz mendojnë se nuk është e mundur që dy persona që janë dashur më parë të mbeten miq e të tjerë pohojnë se kjo është një zgjidhje e mirë.

Çfarë mendojnë ekspertët për këtë?

Sipas një studimi, shumica e njerëzve mbeten miq me ish-të dashurit. Arsyeja? Ndoshta për të pasur një “plan rezervë”. Studimi ka parë se si ndikon komunikimi me ish-të dashurin në marrëdhënien aktuale. Rreth 260 persona që  kanë qenë në një lidhje për rreth tre muaj dhe që tashmë janë me një tjetër person janë marrë në studim.

Rreth 40% e pjesëmarrësve ishin ende në kontakt me ish-partnerët dhe e kishin më të lehtë të pranonin se kishin ende ndjenja për ta. Ata gjithashtu kishin nivele të ulëta të angazhimit ndaj partnerëve të tyre aktualë. Në studimin e dytë, shkencëtarët shqyrtuan se sa shpesh ata komunikonin me ish-in dhe për çfarë arsyeje.  Në fund të fundit ka një dallim midis një bisede shoqërore se si po shkon gjithçka dhe një diskutimi tendencioz.  Komunikimi i vazhdueshëm ndikon jo mirë në lidhjet e reja. Nëse mesazhet me ish-të dashurin ishin të rralla nuk kishte problem, por nëse ishin të shpeshta kjo evidentohej edhe në lidhjen aktuale.

Pra, çfarë duhet të bëjmë, të mbetemi miq apo të shkëpusim marrëdhëniet me ish-të dashurin?

“Është shumë e ndërlikuar, por mund të themi se është plotësisht e mundur që dy ish-të dashur të mbeten miq”,- ka thënë Lindsay Chrisler, njëri nga studiuesit.

“Nëse e lë mënjanë ndjenjën dhe fantazinë romantike me ish-in atëherë po, mund të jeni shokë. Megjithatë, situata ndryshon në çifte të ndryshme”.

Shperndaje