Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mësuesi i prekur nga kanceri, 400 nxënës i këndojnë poshtë dritares

September 12
13:03 2016

...

Një moment për t’u vlerësuar duhet cilësuar gjesti i 400 nxënësve që u mblodhën jashtë shtëpisë së mësuesit të tyre të prekur nga kanceri, për t’i kënduar atij këngët e adhurimit.

Në një video prekëse, shihet se si gjimnazistët e “Christ Presbyterian Academy” në Nashville u mblodhën poshtë shtëpisë të mësuesit për të shprehur  mbështetjen e tyre. Në një moment shihet se si mësuesi i latinishtes, Ben Ellis, që ndjek nga dritarja të gjithë skenën, këndon herë pas here së bashku me nxënësit e tij.

Video është shndërruar në virale, duke arritur të sigurojë deri tani 622.000 klikime dhe një mori lëvdatash e vlerësimesh për gjestin e veçantë të këtij grup nxënësish.

Drejtori i shkollës tregoi për surprizën që nxënësit kishin vendosur të përgatisnin. Në një letër drejtuar atij, nxënësit luteshin që t’u mundësohej leja për të surprizuar mësuesin e tyre.

“Ben është djali im. Përmes shërbesës dhe mësimeve të tij, ai ka prekur pozitivisht qindra njerëz drejtpërsëdrejti dhe mijëra të tjerë tërthorazi. Faleminderit për këtë moment!”- është shprehur babai tij, Bob Ellis. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje