Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meshkuj, nëse femra juaj ka këto 10 cilësi, keni qëlluar në shenjë!

Meshkuj, nëse femra juaj ka këto 10 cilësi, keni qëlluar në shenjë!
December 30
18:41 2016

Gjithë jetën takoni shumë femra, por duhet të kuptoni se cila është idealja, duhet të kuptoni se keni gjetur gruan e ëndrrave. Dy gjysma të kundërta mund të bëhen një. Por për të gjetur gjysmën tjetër është shumë e vështirë. Shikoni 10 shenjat më poshtë dhe do të kuptoni në qoftë se e dashura juaj është personi që keni kërkuar gjithmonë.

  1. Ajo ju mbështet në gjithçka

Çdokush ka nevojë për një grua të mençur dhe të suksesshme. Është e vërtetë shprehja që para çdo njeriu të madh fshihet një grua e madhe. Mbështetja e gruas tuaj ju bën të mos jeni egoist dhe t’i jepni drejtim jetës tuaj.

  1. Ajo është e bukur

Çdo mashkull ka preferencat e tij, në qoftë se femra që keni në krah ju duket e bukur mbajeni fort atë, ka meshkuj të tjerë që luten për ta pasur.

  1. Ajo është e vëmendshme

Partnerja që është e vëmendshme për çdo detaj do të kujdeset në mënyrën e duhur gjithë jetën.

  1. Ajo është energjike

Ndonjëherë jeta është e komplikuar. Femrat me energjinë e tyre janë të afta t’ju nxjerrin nga monotonia dhe të jenë në kërkim të aventurës.

  1. Ajo ju do nga thellësia e zemrës

Kur një femër dashuron, ajo dashuron me gjithë zemër. Në qoftë se keni gjetur gruan që ju do, atëherë keni gjetur thesarin më të çmuar që mund t’ju ofrohet.

  1. Ajo di si të bëjë kompromis

Shpesh nuk ndani të njëjtat mendime dhe gjithkush mund të jetë kokëfortë. Por partnerja ideale di si ta ndërtojë marrëdhënien nëpërmjet kompromisit.

  1. Ju bën të ndiheni në vendin e duhur

Në këtë rast do të thoshim: “Ju bën të ndiheni si në shtëpi”.  Me dashurinë e saj ajo arrin t’ju japë ngrohtësinë e një ambienti familjar. Shikoni në sytë e saj se si shpirti i saj pasqyrohet aty dhe kuptoni që keni bërë zgjedhjen e duhur.

  1. Ju tregon gjithmonë kur jeni duke gabuar

Çdo burrë ka nevojë për një grua që t’i tregojë kur ai është duke vepruar pa mend. Meshkujt kanë një aftësi të çuditshme për të vepruar gabim, por kur femrat i mbajnë në rrugën e duhur  tregon se kanë përkrah femrën e duhur.

  1. Një femër me karakter të fortë

Një femër që di të kombinojë feminitetin me fuqinë e karakterit të saj është personi që ishit duke pritur.

  1. Ajo është pasionante

Një jetë e mbushur me pasion ka shumë vlerë. Në qoftë se zjarri i pasionit ju përfshin do të thotë se jeni në kulmin e marrëdhënies tuaj. Në qoftë se femra nuk është pasionante, marrëdhënia juaj është monotone. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje