Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi emocionues i një mashkulli: Bëni paqe me ish-bashkëshorten tuaj!

Mesazhi emocionues i një mashkulli: Bëni paqe me ish-bashkëshorten tuaj!
September 07
13:15 2016

Ky burrë ka treguar historinë e tij dhe ka arritur të përcjellë një mesazh të fuqishëm.

Si shumë njerëz, të cilët e kanë përfunduar martesën e tyre në divorc, Sean Whalen kaloi një situatë të sikletshme dhe përballje në gjyq me ish-bashkëshorten e tij. Ata takoheshin vetëm në dyert e gjykatës  dhe komunikonin përmes avokatëve. Nga kjo martesë çifti kishte tre fëmijë dhe gjërat ishin me të vërtetë të vështira. Zemërimi i Whalen ishte tepër i madh, aq sa kishte ndodhur që ai dhe bashkëshorti aktual i nënës së fëmijëve të tij të përfshiheshin në një grindje fizike. Kjo situatë vazhdoi për vite me radhë, megjithatë gjërat filluan të rregulloheshin dhe në një mënyrë me të vërtetë frymëzuese. Whalen ka ndarë në llogarinë e tij të Facebook-ut një fotografi të cilën e ka quajtur “foto familjare”  e shkrepur në një darkë ku ka qenë nën shoqërinë e fëmijëve, ish-partneres dhe bashkëshortit të saj aktual. Postimi i tij u bë viral në internet dhe u shpërnda rreth 90 mijë herë. Ai dëshironte t’u thoshte të gjithëve se është në dorën tuaj se si dëshironi ta jetoni jetën, jeni ju ata që zgjidhni.

“Kjo është ish-bashkëshortja ime dhe bashkëshorti i saj aktual. Këta janë 3 fëmijët tanë dhe dy fëmijët që ajo ka nga martesa e dytë. Sot ata më ftuan për darkë në shtëpinë e tyre.  Rreth 5 vite më parë unë dhe ajo ishim në radhët e gjykatave në luftë për të marrë kujdestarinë e fëmijëve. Komunikimi ynë ishte zero, vetëm përmes avokatëve. Doja shumë që ta qëlloja të dashurin e saj në atë kohë, që  aktualisht ajo e ka bashkëshort. Por sot ne hëngrëm në një tavolinë, ndamë bukën me njëri-tjetrin, qeshëm, luajtëm me fëmijët dhe kaluam një mbrëmje të këndshme. Kurrë mos u dorëzoni, miqtë e mi! Paqja është një zgjedhje, është zgjedhja juaj, jo e tyre. Ajo çfarë zgjedh të bëjë ish-i juaj është e parëndësishme. Jeni ju ata që zgjidhni se çfarë duhet të thoni dhe si të reagoni edhe në momentin që ndoshta po ju sulmojnë. Zgjidhni të vendosni paqe për të jetuar të qetë”, – ka shkruan Sean në postin e tij. Ky mund të quhet një mesazh domethënës për të gjitha çiftet që zgjedhin të divorcohen./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje