Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesa duket, e kemi ngrënë ananasin në mënyrën e gabuar gjithë jetën

Mesa duket, e kemi ngrënë ananasin në mënyrën e gabuar gjithë jetën
March 11
23:54 2019

Si e hani normalisht ananasin? Mundoheni për të qëruar lëkurën apo paguani ekstra vetëm që të shijoni ananas të prerë?

Gjithsesi mundësitë janë të pakta që të keni përdorur deri më sot mënyrën më të thjeshtë për ta qëruar pa aspak mundim. Kjo video ju tregon si mund t’i hiqni me pjesë, pasi këtë gjë jua lejon pikërisht mënyra si fruti është rritur. Videoja e postuar në Twitter nga Dennis Naghizadeh tregon dikë që thjesht këput lehtësisht një pjesë të ananasit duke lënë në mes pjesën e fortë. Do ju ngjajë pak a shumë me mënyrën si hamë një portokall.

Postimi u bë viral dhe kaloi më shumë se 350 mijë pëlqime. Vetë njerëzit e provuan, ku disa ja dolën që herën e parë. Ndërsa të tjerë me pak vështirësi kuptuan që mënyra funksiononte, ndoshta më lehtë për ananasët e pjekur siç duhet. Ky është fiks ai momenti kur kupton që jeta jote ka qenë një gënjeshtër.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje