Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyrat si të kurseni para në fundjavë

Mënyrat si të kurseni para në fundjavë
September 04
16:26 2016

Gjatë fundjavës ju harxhoni më shumë para se zakonisht, sepse keni më shumë kohë të lirë.

Kur shikon të hënën portofolin kupton se sa para keni shpenzuar për gjëra shumë të vogla. Ka ardhur koha që të gjeni një mënyra sesi të mos shpenzoni para në fundjavë por të kurseni. Nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia por mund të kurseni fare lehtë. Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave si të mos shpenzoni shumë para në fundjavë.

  1. Ftoni miqtë tuaj në shtëpi

Mund të pini një gotë alkol ose një kafe në shtëpinë tuaj. Një vend i qetë ku mund të argëtoheni me miqtë tuaj dhe të mos shpenzoni para.

  1. Shisni gjërat e panevojshme

Nxirrni në shitje gjëra të cilat nuk ju nevojiten më, do të mblidhni para dhe do të lironi vend.

  1. Planifikoni fundjavën gjatë ditëve të javës

Ecni me plane, vendosni gjatë javës se çfarë do të bëni në fundjavë dhe do të jetë më e lehtë që mos bëni shpenzime të menjëhershme.

  1. Limitoni pijet alkolike

Pijet alkolike kushtojnë kështu që zgjidhni të pini një gjatë një mbrëmjeje me miqtë dhe jo 5 duke qëndruar para televizorit.

  1. Bëni një listë me gjëra të lira

Bëni një listë me disa gjëra të lira e cila do t’ju ndihmojë që të mos rrënoni buxhetin tuaj.

  1. Mendoni qëllimet tuaja

Mendoni çfarë qëllimi keni dhe në qoftë se ja vlen të shpenzoni para, jo gjithmonë është e nevojshme për ti shpenzuar ato në qoftë se nuk keni një qëllim të caktuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje