Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyrat perfekte për të zhdukur një herë e mirë rrathët e zinj poshtë syve

Mënyrat perfekte për të zhdukur një herë e mirë rrathët e zinj poshtë syve
June 15
16:17 2017

Rrathët e zinj poshtë syve janë mjaft problematikë dhe shumë njerëz vuajnë prej tyre. Ata formohen prej pagjumësisë, stresit por edhe prirjeve gjenetike. Çfarë duhet të bëni për t’i minimizuar ata? Më poshtë do të shihni disa prej këshillave shumë të vlefshme.

  • Qëndroni të hidratuar. Në qoftë se jeni të dehidratuar do t’ju shfaqen rrathët e zinj si dhe ënjtje të syve, kështu që sigurohuni të pini deri në 8 gota ujë në ditë.
  • Duhet të jeni të kujdesshëm me pjesën e syve. Teksa hiqni grimin nga sytë përdorni pambuk të butë dhe jo letra të tjera që mund të irritojnë pjesën e syve.
  • Duhet të bëni një gjumë të qetë, pasi ai është çelësi për të përmirësuar pamjen tuaj.
  • Përdorni qeset me çaj për t’i zvogëluar ata. Merrni dy qese çaji, futini në ujë të ngrohtë, më pas vendosini në frigorifer të ftohen dhe vendosini për 5 minuta te pjesa e syve. Ata do të bëjnë që sytë të duken më të ndritshëm dhe të qetë.
  • Për të qetësuar zonën poshtë syve, vendosni dy feta kastravecë të ftohtë te sytë dhe lërini për 10 minuta të veprojnë.
  • Përdorimi i tepërt i kripës është një ndër shkaktarët kryesorë të formimit të tyre, kështu që duhet të reduktoni përdorimin e kripës./Blitz.al/
Shperndaje