Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyrat e thjeshta se si t’i bëni fëmijët tuaj të lexojnë më shumë

Mënyrat e thjeshta se si t’i bëni fëmijët tuaj të lexojnë më shumë
October 27
19:20 2016

Në fakt, ndryshe nga sa mendohet, është e lehtë që t’i bëni fëmijët të jenë të interesuar te leximi dhe librat ditët e sotme. Kjo sepse fëmijët pëlqejnë pajisjet elektronike dhe në to është shumë e thjeshtë të bëni pjesë librat elektronikë.

Po, në rregull, e dimë që kjo ishte thjesht një shaka! Asnjë nga fëmijët nuk interesohet nga librat, ata thjesht duan të luajnë.

Megjithatë, edhe pse nuk është e lehtë t’i bësh fëmijët t’i duan librat, nuk është e pamundur.  Nëse ju dëshironi t’i bëni fëmijët të lexojnë nuk duhet t’i impononi ata duke i urdhëruar apo duke i dënuar në rast se nuk lexojnë. Këto metoda nuk janë aspak efikase. Më poshtë do t’ju tregojmë disa metoda shumë të thjeshta dhe shumë të mira që t’i bëni fëmijët të lexojnë:

– Nuk është e thënë që leximi të bëhet përpara gjumit. (Ndonjëherë ashtu sikurse ju, edhe fëmijët tuaj mund të jenë të lodhur. S’është problem ta ndryshoni rutinën, mjafton që ata të lexojnë me dëshirë.)

– Nuk është e rëndësishme  se sa orë lexojnë, edhe pak kohë është më mirë sesa fare. (Në fakt, këtë duhet ta bëni edhe ju sepse fëmijët ju marrin si model.)

– Abonohuni në aplikacione ku mund të lexoni libra nga më të fundit. (Librat elektronikë janë shumë të rekomandueshëm edhe për fëmijët sepse janë me figura interesante.)

– Krijoni një kënd librash në dhomën e fëmijës. (Nëse fëmijët kanë një kënd librash, me siguri duke kaluar do të marrin një libër dhe kjo do t’u kthehet në instinktive.)

– Bëjini fëmijët të kuptojnë se të lexuarit është argëtuese. (Mos e lidhni leximin e librave me mësimet dhe shkollën, sepse kështu nuk do të jetë më argëtues për fëmijët tuaj.)

– Asnjë fëmijë nuk u thotë “jo” disa minutave shtesë pa e vënë në gjumë. (Mund t’i thoni se ju do ta lini zgjuar edhe për 20 minuta të tjera nëse ju premton se këtë kohë do t’ia dedikojë leximit.)

– Vendosni një libër mbi tavolinën ku do të konsumoni darkën. (Do të habiteni edhe ju se si kur të mbarojë vakti i darkës fëmija juaj do të marrë menjëherë librin për ta lexuar.)

– Flisni për librat që lexoni. (Mësojini fëmijës që të ketë tema diskutimi lidhur me librat që lexon dhe nisni madje të diskutoni për ndonjë temë që nuk jeni dakord, kjo do ta bëjë të lexojë më shumë.)

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje