Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyrat e duhura për të larë rrobat në lavatriçe

Mënyrat e duhura për të larë rrobat në lavatriçe
July 28
18:39 2016

Në qoftë se doni të keni rroba të bukura, duhet të dini se si t’i lani ato. Procesi i larjes duket shumë i thjeshtë, por në fakt duhet të keni shumë kujdes që të mos gaboni në larje. Disa gjëra i keni bërë gjithmonë gabim, më poshtë do të gjeni mënyrën e duhur.

  1. Bëni klasifikimin e ngjyrave. Rrobat duhet t’i ndani sipas ngjyrave të ndryshme. Nuk mund të fusni në lavatriçe rrobat e bardha dhe të zeza bashkë. Gjithashtu duhet t’i ndani edhe sipas materialit.
  2. I keni hequr njollat gabim deri tani sepse për të hequr njollat nuk duhet të ushtroni forcë sipër tyre por vendosini sipër një pëlhurë dhe më pas lajini së bashku.
  3. Mos përdorni shumë pluhur larës. Sepse nga shkuma e tepërt mund të mblidhen shumë papastërti në pjesën e jakës.
  4. Zbërtheni kopsat kur i futni rrobat në lavatriçe, sepse pjesa e tyre mund të mos lahet mirë në qoftë se i lini kopsat e mbërthyera.
  5. Mos përdorni shumë zbardhues sepse do të dëmtoni rrobat. Mund t’i shtoni zbardhuesit dhe 2-3 pika lëng limoni për të pasur rezultat.
  6. Mos i lani rrobat e banjës në lavatriçe. Gjithashtu edhe rrobat e tjera që kanë përbërës elastikë nuk duhet të lahen në lavatriçe.
  7. Mos fusni shumë rroba në lavatriçe sepse nuk do të merrni rezultatin që kërkoni.
  8. Zëvendësoni detergjentët e shtrenjtë me produkte që ju ndodhen në shtëpi. Përdorni kripë dhe lëng limoni për të hequr njollat dhe për t’u dhënë rrobave shkëlqim.
  9. Kushtojini vëmendje lavatriçes. Duhet ta pastroni atë me ujë të nxehtë dhe uthull të paktën një herë në vit. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje