Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra si të largoni njollën e fondatinës nga bluza është më e lehtë nga sa mendoni

Mënyra si të largoni njollën e fondatinës nga bluza është më e lehtë nga sa mendoni
July 18
14:56 2016

Na ndodh të gjithëve që kur vishemi përpara se të bëjmë make up-in mund të bëjmë pa dashje pis bluzën, fustanin apo këmishën që kemi veshur. Aq më keq kur është ngjyrë e bardhë apo e zezë mbi të cilën fondatina duket edhe më tepër.

Mos u alarmoni! Ka një zgjidhje të shpejtë ky problem. Mund t’ju marrë jo më tepër se 1 minutë nga koha juaj.

Fillimisht, pasi të keni hequr bluzën e bërë pis, vendosni në vendin ku shihni njolla pak nga kremi/pasta i/e depilimit që përdorni zakonisht (tuajin apo të partnerit tuaj). Pasi ta keni vendosur sipër kremin, fërkojeni bluzën. Më pas e vendosni bluzën në ujë të ftohtë duke e shpëlarë siç duhet. Nëse shikoni ende një njollë të lehtë përsëriteni edhe një herë procesin me kremin e depilimit dhe këtë herë shpëlajeni me ujë të vakët.

 

Komento
Shperndaje