Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra se si shkruani thotë shumë për personalitetin tuaj

June 16
21:56 2016

 

Mënyra se si shkruani lidhet aq shumë me personalitetin tuaj sa nuk mund ta mendoni. Në fakt, ekziston një shkencë që quhet grafologji, që studion dhe analizon mënyrën e të shkruarit dhe sesa shkrimi ndikohet nga veçoritë e personalitetit.

Grafologjia është zhvilluar në shekuj të tërë, por fillimisht është bërë e njohur për publikun në 1622-shin. Por meqë psikologjia nuk ekzistonte si shkencë e ndarë deri në fundin e shekullit të 19-të, studiuesit e grafologjisë shpesh herë preknin edhe tema të psikologjisë. Por në shekullin që jetojmë jo rastësisht grafologjia ka marrë një rëndësi më të madhe. Ajo ndihmon në marrëdhëniet mësues-nxënës, punëdhënës-punonjës, investigimet kriminale por edhe në fushën e shëndetësisë, pasi është vërtetuar se personat që kanë vështirësi në shkrim kanë gjithashtu vështirësi në një aspekt shëndetësor.

Më së shumti, studiuesit e shkrimit ndalen në katër sfera: madhësia që shkruani emrin tuaj, pjerrtësia e shkrimit, shtypja e stilolapsit kur shkruani dhe hapësira mes fjalëve. Duke i analizuar këto ju mund të mësoni shumë mbi personalitetin tuaj.

Shperndaje