Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra më e mirë për t’u kthyer rrobave ngjyrën e bardhë

Mënyra më e mirë për t’u kthyer rrobave ngjyrën e bardhë
July 04
20:10 2016

Çdo amvisë kërkon që rrobat e bardha të jenë të përkryera, por jo gjithmonë arrijnë t’i lajnë ato mirë. Ngjyra e rrobave të bardha shumë shpejt bëhet gri e zbehtë ose e verdhë me kalimin e kohës, kjo është e pakëndshme prandaj gjithmonë jemi në kërkim të mënyrave për të rikthyer ngjyrën e bardhë. Mos mendoni se detergjentët zbardhues janë një zgjidhje e mirë sepse ata mund t’ju prishin rrobat. Në vend të tyre mund të përdorni një zbardhues natyror për të pasur efekte më të mira.

  • Për zbardhjen e rrobave duhet të përdorni kalium permanganati. Si mund ta bëni këtë? Shtoni një kristal kalium permanganati për 10 litra uji derisa të formohet një ngjyrë rozë. Më pas shtoni 200 gram të detergjentit që ju përdorni. Vendosini rrobat e bardha me një qese najloni dhe lërini në këtë masë për 4-5 orë ose për të gjitha natën. Më pas lajini rrobat në makinën larëse. Ose mund të bëni të kundërtën, lajini rrobat dhe më pas lërini gjatë gjithë natës në ujin me kalium permanganati. Këtë gjë mund ta përsërisni më shumë se një herë.
  • Mund të përdorni sodë buke për të zbardhur rrobat. Është më e lirë dhe shumë produktive. Përzieni 2-3 lugë sodë buke me detergjentin që përdorni zakonisht. Soda rrit fuqinë e detergjentit. Kjo siguron efekte të mrekullueshme dhe ju do të jeni të kënaqur me rezultatin. Rrobat tuaja do të jenë të bardha përsëri.
Komento
Etiketimet
Shperndaje