Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se lotët bëjnë keq për shëndetin? Hidhini një sy këtij artikulli!

Mendoni se lotët bëjnë keq për shëndetin? Hidhini një sy këtij artikulli!
January 06
17:42 2017

Ndonjëherë gjithçka ju duhet është një e qarë e mirë! Ndoshta ne nuk duam sepse kjo na bën të dukemi të dobët, por në fakt duhet të kuptoni se është krejt e kundërta. E qara është provuar të jetë e mirë si për shëndetin tuaj emocional, ashtu edhe atë fizik.

  1. Një e qarë e mirë ju bën më origjinal

Njerëzit që ndiejnë dhembje të madhe arrijnë ta kthejnë në art nëpërmjet origjinalitetit që i karakterizon. Poetët, muzikantët dhe piktorët më të mëdhenj kanë arritur të bëjnë vepra vetëm kur kanë qenë nën efektin e lotëve dhe dhembjes së madhe. Ku i dihet, mund të zbuloni edhe ju veprën tuaj në këtë mënyrë.

  1. Largon toksinat nga trupi juaj

E qara shpesh është rezultat i akumulimit të një stresi të madh. Por në fakt në momentin që ju qani, të gjitha toksinat e trupit largohen dhe dhembja zbutet shumë. Të gjitha hormonet të cilat kanë arritur nivelin maksimal, pas një të qare të mirë largohen menjëherë.

  1. E qara ndihmon trupin të shërohet

Kur ju ndiheni keq shpirtërisht me shumë mundësi ndiheni edhe keq fizikisht. Pasi keni qarë, trupi juaj stabilizohet nga çlirimi i hormoneve dhe arrin të jetë në një gjendje më të mirë. Jo më kot pasi keni qarë shumë ndodh që të keni edhe oreks për të ngrënë si dhe një dëshirë për të qeshur.

/Blitz.al/

Shperndaje