Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se keni shumë miq? Jo, sipas shkencës jeni me fat nëse keni 5

Mendoni se keni shumë miq? Jo, sipas shkencës jeni me fat nëse keni 5
August 11
18:09 2016

Mendoni se keni shumë miq? Në fakt gaboheni, mik nuk mund të kesh çdo person që njeh apo që ndjek në rrjetet sociale. Ka shumë arsye të ndryshme që ju nuk mund të quani mik këdo.

Sipas Robin Dunbar, ju nuk keni kohë mjaftueshëm për të pasur shumë miq. Për ju rëndësi kanë 1 ose 2 miq të mirë dhe të tjerët janë të njohur. Miq quhen personat me të cilët kaloni kohën e lirë, me të cilët flisni dhe takoheni edhe kur keni gjëra të tjera për të bërë.

Në qoftë se quani shumë persona miq do të keni një marrëdhënie sipërfaqësore me ta dhe do të ndiheni të pasigurt e të vetmuar. Pasiguria dhe vetmia mund të rritin rrezikun e sëmundjeve, obezitetit, alkoolizmit dhe vdekjes. Pra, çelësi është që nuk duhet të keni shumë miq. Ju nuk keni pse të jeni miq me të gjithë, por duhet të krijoni lidhje të rëndësishme për jetën tuaj. Më poshtë do të shihni disa mënyra se si mund t’i krijoni këto lidhje.

  1. Ndaloni së menduari për ndjenjën e përkatësisë. Krijoni miqësi duke mos menduar gjithmonë për përkatësinë dhe përpiquni të mbani vetëm miqësitë e vërteta.
  2. Bëhuni një nga ata persona që miku mund t’ju telefonojë në 3:00 të mëngjesit. Nuk mund të të telefonojnë të gjithë në atë orë, por në qoftë se miku i ngushtë ka një problem atëherë është e lejueshme.
  3. Mendoni se çfarë bëjnë miqtë për ju që t’ju bëjnë të lumtur. Me këtë do të kuptoni se jo të gjithë njerëzit që njihni ju bëjnë të lumtur./Blitz.al/
Komento
Etiketimet
Shperndaje