Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se fakti që shqiptarët i bëjnë punët në kafe është negativ? Ja çfarë thotë studimi

Mendoni se fakti që shqiptarët i bëjnë punët në kafe është negativ? Ja çfarë thotë studimi
June 06
21:27 2018

Në disa shtete të botës (përfshirë këtu Shqiprinë), kafetë nuk janë thjesht vende ku njerzit shkojnë për të marrë dozën e nevojshme të kafetinës për të kaluar me energji ditën, por janë vende ku rrihet me orë të tëra, bisedohet, zgjidhen probleme madje bëhen dhe punë. Kafetë në Shqipëri janë stil i veçantë jetese, jo rrallë herë, bisedimet për çështje pune dhe mbledhje me stafin shpesh zhvendosen në kafe dhe jo në zyra.

Gjithmonë kemi menduar se kjo veçanti e jona, aq sa na përfaqëson, nga ana tjetër është mjaft negative sepse kontribuon në parazitimin e popullsisë, papunësinë dhe shpesh kthehet në shkak përse shumë persona vuajnë përkeqsime shëndetësore.

Megjithatë sipas një studimi të fundit që kanë ndërmarrë disa universitete në SHBA, tregohet se në fakt mbledhjet në kafe dhe diskutimi i çështjeve të rëndësishme bën që njerzit të marrin zgjidhje më efektive. Kjo sepse gjatë kohës që bisedon në kafe, je më i relaksuar, mendon në mënyrë më të qartë dhe arrin të kesh një bashkëpunim më të mirë me bashkëbiseduesin që kthehet në mikun tënd dhe jo në një person ndaj të cilit ti nuk ke konfidencë dhe duhet të mbash barriera.

Pra, nuk e paskemi aq keq ne shqiptarët. Çështjet e mëdha le t’i vazhdojmë t’i zgjidhim në kafe. E thotë edhe shkenca! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje