Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meditimi, një ilaç kundër depresionit

Meditimi, një ilaç kundër depresionit
April 29
18:11 2016

Mjafton të hapni faqen tuaj të Facebook dhe ju paraqiten materiale pafund se si mund të arrini qetësinë shpirtërore dhe mendore në kohë të vështira. Të ulesh dhe të qetësohesh apo meditosh është një veprim që ndihmon shëndetin psikologjik dhe emocional të njeriut, duke ulur stresin dhe reduktuar inflamimin. Kohët e fundit meditimi është konsideruar edhe si një ilaç kundër depresionit.

Pas analizimit të më shumë se 100 perceptimeve  rreth meditimit, ka rezultuar se të meditosh  ndihmon në trajtimin e shëndetit mendor.

Në një eksperiment me 124 vetë, 108 prej tyre kanë reaguar pozitivisht duke kuruar gjendjen e tyre të depresionit me anë të meditimit. Megjithatë, ata kanë thënë se si terapi nuk funksionon njësoj në të gjithë individët.

“Nuk kam asnjë dyshim se meditimi ndihmon shumë njerëz në përballjen me probleme të përditshmërisë. Por mendoj se duhet të kemi prova të plota se te kush funksionon dhe si”, – ka thënë njëri nga studiuesit, Brett Thombs. Në fund të fundit shkenca punon mbi bazë hipotezash deri në momentin e verifikimit të tyre, edhe pse rezultatet e suksesshme tregojnë gjysmën e historisë.

Shperndaje