Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më thuaj në cilën stinë ke lindur, të të them ç’personalitet ke!

Më thuaj në cilën stinë ke lindur, të të them ç’personalitet ke!
April 18
09:50 2017

Ia vlen të pranojmë diçka: astrologjia është tunduese dhe njëkohësisht një “kult pagan” – e cila, e kombinuar me forcën tërheqëse të të gjitha planeteve në momentin që keni lindur, përcakton personalitetin tuaj.

Një sërë studimesh të kryera vitet e fundit kanë arritur në përfundimin se temperamenti dhe mënyra e sjelljes së studentëve dhe të rriturve është i lidhur ngushtë me stinën kur ata kanë lindur.

Epo, se si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj e mësoni më poshtë:

 

Pranverë: Urime! Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë, ç’ka do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye.

Por çdo gjë vjen me një çmim: të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik.

 

Verë: Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht.  Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat e lindur në pranverë, por me një ndryshim: ndryshimi i humorit është një nga problemet e tyre më të mëdha. Të lindurit në verë mund të jenë duke qeshur tani, por pas 10 minutash do t’i shohësh në kulmin e nervave.

Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë bipolariteti, por personat e lindur në gusht kanë probabilitetin më të madh të vuajnë nga ky çrregullim.

 

Vjeshtë: Njerëzit që besojnë në astrologji e dinë tashmë që shenjat që kanë lindur në vjeshtë janë personat më gjakftohtë që mund të ekzistojnë në planet. Shembulli më i mirë është padyshim Peshorja.

Sezoni i të korrave, që përkthehet në sasi të mëdha lëndësh ushqyese, dhe fakti që netët e gjata e sëmundjet e dimrit nuk kanë ardhur akoma, bëjnë që personat e lindur në këtë stinë të kenë një nivel minimal depresioni dhe çrregullimi bipolar. Por, ata kanë një gjë: irritohen shpejt.

 

Dimër: Mbahuni sepse gjërat do të vështirësohen! Të lindurit në dimër kanë një nivel të lartë skizofrenie, çrregullimi bipolar, depresioni sezonal ose depresion të thjeshtë, gjë që tregon se sa e vështirë është të kesh lindur në dimër.

Ama, kanë edhe ata anët e tyre pozitive: janë më pak nervozë, janë kreativë dhe probabiliteti që ata të bëhen të famshëm është më i madh se për të tjerët. /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje