Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më ndiq! Ja çfarë bëjnë femrat nga momenti i alarmit deri sa dalin në rrugë

Më ndiq! Ja çfarë bëjnë femrat nga momenti i alarmit deri sa dalin në rrugë
April 01
21:01 2016

 

Nëse jeni vajzë hidhini një sy lajmit, ndërsa ju meshkuj merrni përpara kokoshka dhe informohuni.

Kur shohim femra në rrugë të gjitha të veshura bukur nuk e kemi idenë se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Që një grua të bëhet gati për të dalë, asaj i duhet të kalojë një ritual të përditshëm për të qenë në lartësinë e duhur.

Le t’i kushtojmë disa minuta vëmendje dhe të vlerësojmë penelin, takat e larta sepse jo të gjithë i bëjmë këto në mëngjes. Le të marrim hap pas hapi se çfarë ndodh nga momenti i alarmit e deri sa dalin në rrugë:

Ora 7:45

“Kam mjaft kohë, po rri edhe pak në shtrat”. Futet në telefon dhe shfleton të rejat në Instagram, Twitter dhe Facebook derisa…

Ora 8:15 ?

Kur ndodhi kjo? “Uh, jam vonë, jam shumë vonë!”

Ecën nëpër gjumë drejt dushit duke thënë: “Nuk kam kohë për dush sot! Më duhet të depilohem, këmbët e mia ngjajnë si të një maceje. A do e shoh të dashurin sot?  Ndoshta bëj mirë të depilohem shpejt e shpejt. Tani më mirë po, po! Tani ndihem si delfin”.

Vrapon nga tualeti drejt dhomës së gjumit gjysmë e lagur për të parë orën.

  • “Mos, tani jam vërtet vonë! Dhe të mendosh që duhet të bëj tualetin. Sot peneli im duhet të jetë perfekt, në vijë të përkryer. Mos e prish këtë herë”.
  • Si përfundim njëri sy është me vijë më të trashë, tjetri më me vijë më të hollë.
  • “Rregulloje shpejt! Ah po, tani po që dukem si një panda”.

Ngrihet dhe qëndron përballë pasqyrës për shumë orë.

  • “Nuk kam asgjë për të veshur. I urrej të gjitha rrobat e mia, duhet të shkoj sërish për pazar.
  • Nuk kam kohë për këtë.
  • Kjo nuk më pëlqen më, e kam veshur shpesh”.

Admiron veten lakuriq para pasqyrës:

  • “Po, vërtet jam seksi, palestra që fillova javën e kaluar po më bën mirë. Definitivisht unë do të dilja me veten”.

Kështu, sërish vonë.

  • “Nuk mendoj se mund të jem vonë sot, po ia toleroj vetes dhe po marr një kafe, në fund të fundit e meritoj.
  • Zot, mezi po pres mbrëmjen, kur mund t’i kthehem sërish shtratit?”

Herë tjetër që shihni një grua që duket bukur në mëngjes,  vështrojeni,  vlerësojeni  punën e saj të vështirë.  Të jesh grua nuk është shaka, kërkon punë dhe përpjekje!

 

 

Shperndaje