Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më mirë single: “Sherret me bashkëshortin, ju shkaktojnë gastrit e jo vetëm”

Më mirë single: “Sherret me bashkëshortin, ju shkaktojnë gastrit e jo vetëm”
August 23
10:46 2018

Diarre, gastrit, dhimbje të tmerrshme të stomakut, nëse mendoni se janë thjesht simptoma stinore shkenca ju tregon se gaboheni. Ato janë ç’rregullime fizike të cilat mund të shkaktohen nga martesa. Para se të thuash “Po” mendojeni edhe njëherë.

Hulumtimi

Të gjitha problemet fizike që shkaktohen nga jeta si i martuar janë nxjerrë dhe studiuar nga një hulumtim i publikuar në revistën Psychoneuroendocrinology dhe të kryer nga hulumtuesit e Ohio State  University Wexner Medical Center të cilët kanë marrë në shqyrtim 43 çifte të martuara nga moshat 24 vjeç e deri ne 61, të shëndetshëm dhe të martuar për të paktën tre vjet.

Eksperimenti

Dy argumentet që e bëjnë një grua dhe një burrë të kenë konflikte dhe mosmarrëveshje janë paratë dhe prindërit. Shkencëtarët kanë lënë çiftet të diskutojnë për këto çështje duke filmuar reagimet e tyre dhe vëmendja u vihet fjalëve dhe gjesteve të përdoruara.

Gjaku

Hulumtuesit kanë marrë një provë gjaku gjatë dhe pas  diskutimit të çifteve dhe ka dalë se kanë patur nivele më të larta LBP.

Çështja e stresit bashkëshortor

Drejtor i Institutit për sjelljen tha se partnerët kur martohen e kanë njëri-tjetrin si pikë referimi dhe mbështetje por ai/ajo kthehet në armik dhe kjo shkakton sëmundje që ndryshon trupin.

Çrregullimet fizike

Shkenca tani ka dalë në konluzionin se: Martesa mund të shkaktojë dhimbje në stomak, probleme gastrointestinal, inflamacion, ndryshimet e florës bakteriale deri në fillimin e sëmundjeve më të rënda të tilla si kanceri. Kështu që kushdo që është drejt altarit është më mirë të vendosë një Malox në xhepin e tij, sepse asnjëherë nuk i dihet.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje